Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të QSUT-së se dy rusët dhe ukrainasi të arrestuar një ditë më parë ishin vënë nën vëzhgim prej disa ditësh.
Ai u shpreh se edhe në se janë apo jo blogerë kemi të bëjmë me një vepër penale nga ana e tyre pasi kanë sulmuar dy ushtarakët shqiptarë duke rrezikuar t’i shkaktojnë dëmtime.
‘Gjendja e ushtarakëve është e mirë, sot janë gati për të dalë. Po presim të zbardhet. Ajo që ka ndodhur dhe nga dëshmia e ushtarakëve. Tre shtetas të huaja u janë afruar ish-uzinës ushtarake të Gramshit. Nuk ka aktivitet si godinë. Një prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment dy ushtarakët i kanë parandaluar. Shtetasi rus ka përdorur një spraj dhe pavarësisht lëndimit ushtarakët e kanë ndaluar. Janë ndaluar dy shtetasit e huaja. Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë. Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër. Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh ’- tha Peleshi.