Pas sulmeve mes Izraelit dhe Palestinës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion kontaktet për shqiptarët që jetojnë në Izrael. Në njoftimin për mediat, ministria e Jashtme thotë se qytetarët që duan të largohen nga Izraeli mund të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar ‘Ben Gurion’, i cili është ende i hapur.
Po ashtu, ministria thotë se të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për informacion për mënyrën se si mund të largohen nga Izraeli mund të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit WhastApp në numrin +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]. Ministria e Jashtme u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që për arsye sigurie, të mos udhëtojnë drejt Izraelit.