Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, që pak ditë më parë publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme ka nisur të publikojë të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës.
Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë.
Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inboxi i ambasadave.
Para disa ditësh, hakerat publikuan e-mailet e kryeministrit Edi Rama. Në faqen homelandejustice.ru u bë publike një direktori e-mailesh, që thuhej se ishin të kryeministrit EDI RAMA.
Në direktori gjendeshin me mijëra dokumente, komunikime të kryeministrit, ankesa të qytetarëve, zyrtareve, biznesmenëve për procedura të shumta të lidhura me qeverinë, ftesa evenimentesh, lista projektesh, etj.
Në një prej tyre që mbante datën 26 tetor 2021 Komisar Lefter Bardhosh Shehu, që thotë se është oficer në policinë e burgjeve, dhe me detyrë në burgun e Vlorës, ankohej për drejtorin e tij Engjëllush Avdulaj për një sërë problematikash. Ai thotë se i drejtohet Rames drejtpërdrejt, pasi nuk ka me besim te Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Në një emali tjetër gjendej harta e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, ndërsa në një dokument të nëntorit 2020 konsulli i Kharkivit në Ukrainë i uronte kryeministrit 108 vjetorin e pavarësisë.
Në dokumentet e publikuara nga hakerat gjendeshin CV të shumta për profesione të ndryshme. Kishte ankesa edhe për legalizimet, për tenderat dhe mos promovime ne detyrë. Kështu një qytetar i quajtur Idlir Sulstarova ankohej së kishte fituar një vend në administratën publike në ministrinë e arsimit.
Në një rast një qytetar nga Bangladeshi i drejtohej kryeministrit duke e uruar për mandatin e tretë dhe i ofrohej si ndërlidhëse biznesesh mes dy vendeve.
Rifat Mahmood:
Unë punoj si lidhës dhe specialist i zhvillimit të biznesit dhe aktualisht organizoj dhe përparoj një konsorcium sipërmarrësish dhe biznesesh me të njëjtin mendim, të cilët besojnë se sipërmarrjet bashkëpunuese mund të sjellin rezultate pjellore për të rritur dukshmërinë, strategjinë, fitimet dhe rritjen e kompanisë. Ne kemi një konsorcium të përbërë nga ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha me vite përvojë praktike.
Anëtarët tanë të konsorciumit mund të ofrojnë shërbime 360 gradë që lidhen me linjën e biznesit të klientëve. Unë kam vendosur terren në sektorët e mëposhtëm duke mbajtur një bazë të dhënash të kontakteve, duke zgjeruar mundësitë e kontaktit dhe duke mbajtur një marrëdhënie pune. Unë e përdor lidhjen për të fituar informacion të vlefshëm për industrinë, për të bërë shitje strategjike dhe për të marrë drejtim në zhvillimin e produktit. Për më tepër, unë jam shumë i lidhur me grupe të mëdha biznesi dhe konglomerat në Indi, Kinë dhe Bangladesh.
Një ditë më parë hakerat hapën një sondazh, ku kërkonin se e-mailet e kujt zyrtari të lartë donin qytetaret të publikoheshin më parë.