Buxheti i Shqipërisë ishte në suficit prej 30.2 miliardë lekësh (300.7 milionë dollarë/272.1 milionë euro) në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me një suficit prej 22.2 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të mërkurën shifrat zyrtare.
Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar u rritën me 11.7% në 155.7 miliardë lekë.
Kjo, ndërsa shpenzimet u rritën me 6.7% në 125.4 miliardë lekë në periudhën janar-mars, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e financave.
Të ardhurat tatimore u rritën me 8.3% në 143.5 miliardë lekë, me të ardhurat e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në rritje me 0.6% në 45.9 miliardë lekë.