Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.
Vlen për t’u theksuar si problematik elementi erë që do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi 15-23 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7 ballë.