Studentët e Mjekësisë kanë njoftuar protestë ditën e nesërme, pas vendimit të komunikuar sot nga qeveria.
Protesta do të mbahet në orën 10:00 pranë Fakultetit të Mjekësisë. Protestës së studentëve do t’i bashkohen edhe maturantët.
Kryeministri Edi Rama tha se asnjë student nuk do të marrë diplomën e Mjekësisë pa kryer njëherë 5 vite punë në Shqipëri. Sipas Ramës, kjo ishte një masë e domosdoshme për vendin në një kohë që po përballet me largimet masive drejt Gjermanisë.