Stresi dhe modelja Gresa Hoti janë përfolur kohët e fundit pasi në Big Brother Kosova janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Teksa ka qenë duke biseduar me aktoren Shota Baraliu, reperi Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.
“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.
“Mua më pëlqen ta mbaj shoqe të ngushtë. Nuk do ta largoj Gresën. Unë kam dëshirë ta bëj shumë të lumtur si femër. Unë jam rritur me italianë. E di si është. Italianet duan adrenalinë, sikur thotë ajo bëj udhëtime nonstop. Me Gresën nuk mendoj, dhe nuk do të ndodhë”, shtoi më tej artisti.