Rusia ka miratuar një strategji të re të politikës së jashtme, në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi renditen si burim i “kërcënimit ekzistencial” për Moskën, transmeton Hina.
“Trirët në skenën ndërkombëtare” po e detyrojnë Rusinë të “rregullojë dokumentet e saj të planifikimit strategjik, veçanërisht konceptet e politikës së jashtme të Federatës Ruse”, tha Presidenti Vladimir Putin në një takim të Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, dokumenti i ri thekson “natyrën ekzistenciale të kërcënimeve (…) të krijuara nga veprimet e vendeve armiqësore”, duke cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “lëvizësin kryesor dhe udhëheqësin e linjës anti-ruse. “.
“Në përgjithësi, politika e Perëndimit, qëllimi i të cilit është të dobësojë Rusinë me të gjitha mjetet, karakterizohet si një luftë hibride e një lloji të ri”, tha Lavrov.
Strategjia e re e politikës së jashtme ruse bazohet në parimin se “masat anti-ruse të vendeve armike do të kundërshtohen vazhdimisht, nëse është e nevojshme ashpër”, shtoi ai.
Miratimi i kësaj strategjie të re të politikës së jashtme konfirmon hendekun e thellë që ka ekzistuar midis Moskës dhe vendeve perëndimore që nga fillimi i ofensivës ruse kundër Ukrainës.