Steven Shpendi po kalon një moment mbresëlënës te Cezena.
Talenti shqiptar 19-vjeçar ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në Serinë C.
Megjithatë, skuadra e lojtarit shqiptar është pretendent për t’u ngjitur në Serinë B vitin e ardhshëm.
Por sipas të gjitha gjasave Shpendi nuk do të jetë më në këtë skuadër.
Skuadra të ndryshme italiane janë interesuar për shërbimet e këtij talenti pas shpërthimit të tij.
Fiorentina, Milani dhe Empoli ishin skuadrat e para që e vëzhguan, ndërsa listës së ekipeve që duan shërbimet e Shpendit së fundmi i është bashkuar edhe Sassuolo.