Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rajonin e Katalonjës në veri-lindje të Spanjës. Dy trena janë përplasur duke lënë më shumë se 150 të plagosur, ku sipas mediave vendase, 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:50 me orën lokale.
🔴Imatges del xoc de trens a Montcada i Reixac. @mossos calcula uns 110 ferits.
🔗https://t.co/epY80NpyiY pic.twitter.com/t5Xe2b58qy
📸 @RogerArnau
✍️ @Monicapeinado pic.twitter.com/uXMrEjZxGd
— Aquí Catalunya (@AquiCatalunya) December 7, 2022
Ekipet e emergjencës dhe kërkim-shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke evakuuar pasagjerët. Të dy trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën teksa njëri prej ishte i parkuar në stacion. Për shkak të aksidentit të rëndë linjat hekurudhore u paralizuan për pak orë.
Sipas autoriteteve vendase, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi qindra të plagosur por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.