Spanja ka fituar me rezultat të thellë 7:0 kundër Kosta Rikës.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Spanja, ku Kosta Rika nuk kishte asnjë mundësi shënimi gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, të cilin e shënoi anësori i Leipzig, Dani Olmo.
Pas 10 minutave, u shënua goli i dytë, ku realizator ishte Marco Asensio.
Përsëri, pas vetëm 10 minutave, për të mbyllur pjesën e parë, shënoi sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres nga penalltia.
Në pjesën e dytë, në minutën e 54-të, Ferran Torres shënoi përsëri, por u zëvendësua tre minuta pas golit, duke iu pamundësuar një hatrick eventual.
Në minutën e 74-të, mesfushori i Barcelonës, Gavi, firmosi përkohësisht për rezultatin 5:0.
Pak para përfundimit të ndeshjes, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë, me anë të Carlos Soler dhe Alvaro Morata-s.
Momentalisht, Spanja ka pikë të barabarta me Japoninë në Grupin E.