Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Trualli i vendosur në sekuestro është pjesë e sipërfaqes që Gaçi ka fituar nën statusin e investitorit strategjik.
Në fillim muajit Tetor, Gaçi u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje në bazë të një procedimi penal të regjistruar për këtë çështje, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, i cili e akuzon Gaçin se e ka përfituar sipërfaqe nga toka e shtetit.
Vitin e kaluar opozita kërkoi që Olta Xhaçkës t’i hiqej mandati i deputetes për shkak të konfliktit të interesit, pikërisht pasi bashkëshorti i saj përfitoi statusin e investitorit strategjik.