SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar disa urdhër-arreste. Po ashtu është duke u ushtruar kontrolle banesash në disa qytete si Tiranë, Kukës e Shkodër.
Mësohet se në pranga janë vënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
(Në foto biznesmeni Pëllumb Gjoka)
Megjithatë deri më tani nuk ka shumë detaje rreth këtij operacioni. Për këtë, SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi.
Për operacionin ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin.
Balla e ka quajtur operacionin si një pasqyrë të qartë të vullnetit të agjencive ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij.