Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër arresti për ish kreun e Bashkisë së Durrësit.
Mësohet se SPAK ka firmos urdhër arrest përveç Dakos edhe për ish zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Më konkretisht për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Pritet që SPAK të dalë me një njoftim për mediat, për të dhënë më shumë detaje mbi këtë operacion.