Raketa super e rëndë e SpaceX nuk do të lëshohet këtë javë, siç ishte planifikuar më parë, por më vonë këtë muaj, njoftoi CEO i kompanisë Elon Musk.
Kompania ka ndërtuar një anije kozmike (Starship) si një mjet i ripërdorshëm për transportimin e astronautëve ose ngarkesave në orbitën e Tokës, por edhe në Hënë dhe Mars, dhe më gjerë, sipas Reuters.
Raketa, e cila do të lëshohej nga porti hapësinor Boca Chica në Teksasin Jugor, është 120 metra e gjatë.
“Lansimi i anijes është planifikuar për javën e tretë të prillit”, shkroi Musk në Twitter. Ai më herët bëri të ditur se “anija është gati për nisje, por pritet miratimi zyrtar i shërbimeve kompetente”.