Sot në të gjithë botën festohet 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila sjell edhe një herë në vëmendje të drejtat e grave. Në Shqipëri kjo ditë festohet si dita e nënës. Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit kanë uruar gratë në këtë ditë. Kreu i qeverisë shprehet se “8 Marsi të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.