Sot Shqipëria është në ditë zie, në shenjë solidariteti me Turqinë, e cila po përjeton një nga momentet më të vështira për shkak të tërmetit.
Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave dhe u njoftua nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Turqia i ka qëndruar shumë pranë vendit tonë në momentin kur kemi përjetuar të njëjtën situatë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kryeministri shtoi se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.
Deri më tani si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri janë konfirmuar mbi 40 mijë viktima dhe është konsideruar si një nga katastrofat më të mëdha të 100 viteve të fundit. E ndërsa në Turqi kanë nisur arrestimet për “fajtorët” që kanë ndërtuar godina të një cilësie të dobët.