Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Shpallur nga UNESCO në 1999, kjo ditë festohet më 21 shkurt. Në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.
“Gjuha amtare shënon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj ajo hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale të saj”, thuhet në dokumentin e UNESCO-s 16/C.”