Athina pret sot në një darkë joformale liderët e Ballkanit Perëndimor dhe dy përfaqësues të Bashkimit Evropian, presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel.
Në darkën e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mungon Tirana zyrtare, pasi kryeministri Edi Rama nuk është ftuar. Ftesa i është dërguar presidentit Bajram Begaj i cili po ashtu do të mungojë.
Siç bëri me dije Presidenca të premte, shkak për mungesën e Begajt është axhenda e Presidentit.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë greke tha dje për mediat vendase se fakti që Mitsotakis nuk ka ftuar Ramën tregon qëndrimin e Greqisë ndaj çështjet së Fredi Belerit.