Pas 2 viteve mjaft të diskutuara, zhvillimi i ceremonisë së Golden Globe është vënë në diskutim. A duhet që të mbahet një ceremoninë e tillë, mes luksit dhe vanitetit, por edhe akuzave për thyerje të etikës dhe mungesën e diversitetit që pati në 2021. Shumë të nominuar për çmimin e kanë vënë në pikëpyetje prezencën e tyre në ceremoni, në një kohë që të gjithë e pranojnë se fitorja është në një publicitet mjaft i mirë.
Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA) ka njoftuar një sërë reformash për të rikthyer besimin pas një lumi akuzash që e kanë dëmtuar imazhin e saj. Nëse në 2022 nuk u transmetua në TV, kësaj here plani është që të jepet edhe në ekrane me Banshees of Inisherin dhe Everything Everywhere All At Once që kryesojnë nominimet e vitit 2023, të ndjekur nga Babylon dhe The Fabelmans.
Cilat ishin akuzat?
Një nga akuzat kryesore erdhi për faktin se në organin votues prej 87 anëtarësh nuk ishte asnjë person me ngjyrë, fakt ky i zbuluar në një shkrim të LA Times në shkurt të 2021. Më e rëndë ishte fakti se një numër shumë i vogël prej tyre, punonin me kohë të plotë. Gjithashtu, gazeta pretendoi se juria shpesh pranonte produkte nga studiot apo agjencitë e PR për fushatë marketingu. Edhe vendimi që kjo ceremoni të mos transmetohej në TV, bëri që shumë yje të ishin skeptik nëse duhet apo jo të merrnin pjesë.
Kush do të marrë pjesë dhe kush ka refuzuar
Deri më tani 4 yje e kanë konfirmuar prezencën e tyre që janë regjisori Quentin Tarantino dhe aktorët Billy Porter, Jamie Lee Curtis dhe Ana de Armas.
Dy të fundit janë gjithashtu të nominuar, Curtis për aktoren më të mirë në rol dytësor për performancën e saj në Everywhere Everyëhere All At Once, dhe de Armas për aktoren më të mirë kryesore të dramës për portretizimin e Marilyn Monroe në Bjonde.
HFPA do të shpresojë që shpallja e emrave të tillë të mëdhenj paraprakisht do të inkurajojë të tjerët të marrin pjesë. Mirëpo disa do të dallohen nga mungesa e tyre. Brendan Fraser, i cili është nominuar për aktorin më të mirë për filmin “The Whale”, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoni pas akuzave që pati për ish presidentin e HFPA, Berk për ngacmim seksual. Të tjerë yje që kanë refuzuar janë Tom Cruise dhe Scarlett Johansson.
Kush do e prezantojë?
Këtë vit, komediani amerikan Jerrod Carmichael do të marrë detyrën e pritësit. Edhe pse nuk është një emër i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Carmichael është një figurë e njohur në qarkun e komedisë amerikane. Në vitin 2022, ai fitoi një Emmy për stand-up-it të tij.
Nominimet
Filmat “Belfast” dhe “The Power of the Dog” kanë marrë shtatë nominime secila derisa Lady Gaga dhe Kristen Steëart janë nominuar për “aktorja më e mirë” për rolet e Gucci dhe Diana – të dy yjet bën thirrje për ta bojkotuar këtë event shkaku i “mungesës së diversitetit” në çmime.
Edicioni i 79-të i Golden Globe parashihet të mbahet sot, më 9 janar 2022. Nuk dihet se cili rrjet i televizioneve do ta shfaq atë pasi që NBC nuk do ta transmetojë për shkak të skandalit të cekur më parë.