Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë kongresin e jashtëzakonshëm të planifikuar për t’u mbajtur më 4 nëntor, për në fillim të muajit dhjetor.
Kjo është kërkuar nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar. Rama mësohet se ka kërkuar nga deputetët që të zhvendosin të gjithë fokusin tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bën buxhetit të këtij viti.
Sa i përket situatës bllokuese që opozita i ka bërë Parlamentit, Rama mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se duhet të kenë qëndrim të unifikuar në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.