Eurodeputetja greke Eva Kaili, e dyshuara e fundit që mbahej prej 4 muajsh në paraburgim lidhur me skandalin “Qatargate”, u lirua nga qelia në Belgjikë.
Ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie dhe do të mbikëqyret me anë të një byzylyku elektronik.
Rrugës për në shtëpi ku shoqërohej nga babi i saj dhe avokati, eurodeputetja greke nuk e fshehu entuziazmin e saj për lirimin dhe paralajmëroi vijim të betejave për drejtësi.
“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”, tha Eva Kaili.
Drejtësia belge ka marrë vendime të ngjashme ditët e fundit për dy të dyshuar të tjerë, eurodeputetin belg Marc Tarabella dhe ish-deputetin italian Antonio Panzeri. 44-vjeçarja Kaili u arrestua bashkë me 4 të dyshuar të tjerë më 9 dhjetor 2022.