Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar skandalin e korrupsionit brenda Parlamentit Evropian teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Të premten, policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600 mijë euro në 16 kontrolle në Bruksel. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.
‘Padyshim që lajmet janë shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht më shqetësojnë edhe mua si ish-president i Parlamentit Evropian. Policia dhe gjyqësori po veprojnë. Ne duhet t’i ndjekim këto veprime’, u shpreh zv.president i KE-së, Josep Borrell.
Ndërsa ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney, bëri thirrje për një hetim të plotë për rastin.
‘Duhet t’i shkojmë deri në fund dhe të kemi një hetim të plotë dhe transparent në mënyrë që të mund të kemi një shpjegim për atë që ka ndodhur. Parlamenti Evropian është një institucion shumë i rëndësishëm. Unë isha një anëtar i saj në të kaluarën, por është një pjesë e madhe e demokracisë evropiane’, tha ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney.
Gazetar gjermane Bild, ka shkruar se eurodeputetja greke Eva Kaili ka marrë para dhe dhurata nga Katari për të ndikuar në vendimet që merren në Parlamentin Europian.