Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022 është lënë në burg. Gjykata rrëzoi kërkesën e Zorin për ndryshim e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.
Mbrojtja argumentoi se mbajtja në arrest në burg për shtetasin rus është një masë ekstreme.
“Paraqitëm kërkesë për rishikimin e masës së sigurisë, paraqitëm kërkesë për informacion nga organi i akuzës, nga relacioni që kishim konstatuam që të gjitha veprimet hetimore kanë përfunduar, provat ishin marrë, prandaj ne çmuam të çmuam që gjykata duhet të revokojë masën e sigurisë ose ndryshim të saj. Gjykata vendosi rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe pranoi kërkesën e organit të akuzës”, tha mbrojtja në përfundim të seancës gjyqësore.
Mikhail Zorin së bashku me Svetlana Timofeeva dhe ukrainasin Fedir Alapatov tentuan që të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, por ato u pikasën nga efektivët e Forcave të Armatosura. Ato bën rezistencë, për pasojë 2 efektivët mbetën të lënduar jashtë rrezikut për jetën.