Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali Angelo Michele Ristuccia është takuar në mbrëmjen e së hënës me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për të diskutuar situatën aktuale në Kosovë dhe tensionet e krijuara për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit në Bruksel për çështjen e targave.
“Komandanti u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin çfarëdo veprimi që mund të çojë në përkeqësim të situatës. Ai u ka bërë thirrje palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të ketë rol aktiv në garantim të sigurisë”.
Në deklaratën e KFOR-it është thënë se gjenerali Ristuccia vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë ndërmjetësuesit, përfshirë komandantin e misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), me përfaqësues të autoriteteve në Kosovë dhe atyre në Serbi./ REL