Mbrëmjen e kaluar në të gjitha pikat doganore të vendit ka pasur probleme me sistemin TIMS, ç’ka ka ngjallur frikën tek qytetarët se sistemi mund të jetë hakuar sërish nga iranianët.
Policia e Shtetit në komunikatën e shpërndarë për mediat, sqaron opinionin publik se sistemi TIMS ka rënë jo për shkak të një sulmi kibernetik por si pasojë e ndërhyrjes që është bërë për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e tij. Kjo shkëputje e sistemit, sipas policisë nuk ka shkaktuar pengesa apo vonesa tek qytetarët.
Policia ka paralajmëruar se edhe në ditët në vijim do të ketë shkëputje të sistemit në pikat kufitare të vendit për shkak të punës që po bëhet në sistemin e brendshëm të tij.