Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një grabitje me armë tre ditë më parë në zonën e Komunës së Parit në kreqytet, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuar janë Ruzhdi Thano dhe Sebastian Ogiçi, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Marius Fejzulla dhe Elvis Sejdo.
Siç pasqyrohet edhe në dëshmitë e dy të arrestuarve si edhe personit të grabitur, katër të rinjtë që rrinin në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë kishin informacion se një i ri i quajtur Sirian kishte para dhe ata bënë planin për ta grabitur.
Tre prej të rinjve u nisën me motorçikletë për zonën e Komunës së Parisit ku rrinte Siriani, kurse tre të tjerët u nisën me autobus dhe janë takuar në zonën pranë shtëpisë së këtij të fundit duke pritur të dalë nga banesa dhe ta grabisnin.
Ndërkohë që prisnin aty, në rrugë ka kaluar një tjetër i ri, që njihej me objektivin e tyre. Katër grabitësit e kanë marrë me forcë të riun dhe i kanë thënë që t’i çonte te shtëpia e Sirianit. Kur kanë shkuar atje, sipas dëshmisë së të arrestuarve, ky i fundit ka dalë me thikë në dorë, ndërkohë që i riu i marrë peng prej grabitësve është larguar me vrap.
Në këtë moment, grabitësit kanë lënë Sirianin dhe i janë sulur të riut që iku me vrap duke i marrë biçikletën dhe çantën ku kishte 1450 euro. Ky i fundit pastaj bëri padi në polici për grabitje.
Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija për abcnews.al, personi në fjalë, me inicialet A.D ka thënë se gjatë grabitjes, njeri prej tyre i është prezantuar si punonjës policie. Në polici B.D ka deklaruar se ka mundur të njohë një prej autorëve, të cilin e njihte si Sebastjano Ogici.
“Pasi u largova nga puna bashkë me shokun tim B.D, mbylla zyrën dhe dola me bicikletë, në rrugën dytësore, pranë qendrës tregtare, pash se po më ndiqnin nga pas dy djem me motor, ku njërin nga to ishte pasagjer, e njoh si Sebastjano Ogici, të dy këta shtetas afrohen dhe Sebastjani nxjer një armë pistoletë ngjyrë të zezë, dhe ma vendos armën anash trupit dhe më thotë ku i ke lekët dhe më kontrollon çantën dhe nuk arrin të shikoj mirë pasi aty kisha një vlerë prej 1450 (një mijë e katërqind e pesëdhjete) Euro dhe 5000 (pesëmijë) Lekë dhe thotë “jam i Antidrogës” dhe Sebastjani më vendos dorën mbi supe dhe thotë ‘hajde ikim tek zyra’ ku ai punonte, ndërsa personi tjetër më mori bicikletën me ngjyrë të verdhë dhe të zezë.” ka rrëfyer i riu në polici.
Në një përshkrim të autorëve, ai thotë se Sebastjani ishte i veshur me rroba ngjyrë të kuqe , ndërsa personi tjetër me sa kujton ishte me tuta të zeza dhe bluzë gri, ezmer me flokë të zeza që po ta shikoj e identifikon.
“Pasi më hodhi dorën në qafë dhe mbante armën të mbështëtur në trupin e tij janë drejtuar për te zyra ku ai punon, gjatë kohës që po ecnim në këmbë i thotë mos bëj lëvizje të gabuara se e ke plumbin në kokë në ballë. Në fillim të rrugës ‘Bill Klinton’ në nje bar, Sebastjan Ogici dhe personi tjetër që po e shoqëronin, tek ky lokal takojne dhe dy shtetas të tjerë që nuk i njoh, ato u bënë katër veta dhe Sebastjani vazhdonte thonte na dërgo tek zyra, ecin dhe ngjiten në maloren e rrugës Bill Klinton, kur i drejtohen pallatit bashkë me këta katër shtetas ku ndodhet zyra, arrin nje moment dhe shkëputem me vrap, i bie nga mbrapa pallatit për t;i ikur, por më dalin para dhe më bllokojnë rrugën, e godasin me grushta dhe më tërheqin cantën e krahut ngjyrë gri, ku brenda kishte vlerën 1450 (nje mije e katërqind e pesëdhjet) Euro dhe 5000(pesëmije) Lekë, telefonin dhe disa sende personale”.
Pas ngjarjes policia ka shkuar në lagjen ku rrinin grabitësit, zona pranë Xhamisë Xhura në Tiranë dhe me t’i parë, Sebastiano Ogiçi ka hedhur çantën që i kishin grabitur të riut dhe ka tentuar të largohet.