Buxheti i Shtetit ka akorduar për Emergjencat Civile këtë vit 1.1 mld lekë, ose 10 mln dollarë, një shumë kjo 40% më e lartë se ajo e vitit paradhës.
Kjo shumë ndahet sipas bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas një formule që favorizon bashkitë më të populluara, dhe jo detyrimisht ato që kanë risk më të lartë të goditen nga fatkeqësitë natyrore.
Për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 125 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 54 milionë lekë, ndjekur Kamza e Shkodra me 50 dhe 44 milionë lekë.
Vitet e kaluara ka pasur ankesa për vlerësimin e dëmeve nga të dëmtuarit, dhe shpërndarjen e fondeve, ndërsa bilanci për përmbytjet e këtij viti do të vijë vetëm pasi ujërat të jenë tërhequr nga zonat e dëmtuara.