Është shuar zjarri që ra dje në Lushnjë në qendrën tregtare ‘Metropol’ u përfshi nga flakët e më pas zjarri u përhap edhe në banesat në pallatet ngjitur. Prej më shumë se 10 orësh, forcat zjarrfikëse, të Lushnjës, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Vlorës e Beratit luftuan për të shuar flakët dhe për të bërë të mundur evakuimin e qytetarëve, ku disa prej tyre përfunduan në spital.
Një ditë më parë rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës. Ndërkohë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.
Qendra Tregtare është ndërtuar në qendër të qytetit dhe ndodhet mes dy godinave 12-katëshe, katet e sipërme të të cilave funksiononin si apartamente banimi.