Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çështjen ‘Babale’.
“Sot në datë 19.12.2022, ora 13:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, është planifikuar për t’u gjykuar çështja penale me të pandehur Ervin Salianji. Për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjykimi i çështjes nuk do të mund të vijojë”, thuhet në njoftim.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.
Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.