Gjykata e Apelit ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Gert Shehu.
Ky i fundit, goditi me grusht liderin demokrat Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.
31-vjeçari ka thënë para gjykatës se “do të iki në shtëpi”.
“Jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”, u shpreh ai.
Tre ditë pas ngjarjes, avokati i tij tha se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces, pasi klienti i tij kurohej.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, avokatët mbrojtës i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.