Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqiperia është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19.
Rama ka ndarë në “Facebook” një grafik që tregon se Shqipëria ka pasur rritje positive me 18%, ndërsa ka lënë pas shumë destinacione të preferuara.
“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan Rama.