Sot Shqipëria feston 110 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend pritet të zhvillohen aktivitete të ndryshme për këtë përvjetor.
Në Vlorë pritet të ketë një ceremoni të posaçme, ku do të jetë kryeministri Edi Rama ndërsa kremtimet do të mbyllen në kryeqytet me një koncert në sheshin Skënderbej, të këngëtares me famë botërore Dua Lipa, e cila dje mori shtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Kujtojmë se dje Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët në Tiranë, ku diskutuan për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.