Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria abstenoi gjatë votimit të projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar në luftën midis Izraelit dhe militantëve palestinezë Hamas në Gaza. Sipas Misionit të Shqipërisë në OKB, teksti i kësaj rezolute nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo, thuhet në një reagim të Misionit në Tëitter. Ndërkaq Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku më datë 18 dhe 20 di të drejtojë dy takime të rëndësishme.