Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar vizën një shtetaseje ruse e cila është përzgjedhur për të përfaqësuar UNODC, Zyrën e Kombeve për Drogën dhe Krimin.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Muhamed Veliu, duke cituar një burim diplomatik.
Sipas burimit, Shqipëria nuk e ka miratuar kërkesën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të sjellë diplomaten ruse Naida Chamilova e cila mban një pasaportë të një vendi evropian.
Të njëjtat burime theksuan se vendimi është marrë pas konsultimeve me strukturat inteligjente të vendit tonë.
Në të shkuarën, Chamilova ka punuar si përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në kryeqytetin e Ukrainës.