Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil në mars ishte 14 për qind më i lartë se në mars të vitit të kaluar, treguan të dhënat paraprake të lëshuara nga qeveria.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën më 1 janar, duke premtuar se do t’i japë fund shpyllëzimit pas viteve të shpyllëzimit të shfrenuar nën drejtimin e paraardhësit të tij Jair Bolsonaro, gjatë mandatit të të cilit mbrojtja mjedisore në Amazonë u reduktua, raporton Reuters.
Të dhënat nga agjencia e kërkimeve hapësinore INPA tregojnë se vetëm muajin e kaluar në Amazonën braziliane u pastruan 356 kilometra katrorë.
Të dhënat e fundit paraqesin një pasqyrë të përzier të luftës së qeverisë kundër shpyllëzimit të deritanishëm, me 845 kilometra katrorë të shkatërruar nga janari në mars, një rënie prej 11 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në fund të shkurtit, i dërguari i SHBA për klimën, John Kerry, tha se bota nuk mund të përmbushë qëllimin e saj klimatik për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius, nëse nuk mbronte pyllin tropikal të Amazonës.