Sot në parlament do të mbahet projekt buxheti i viti 2023. Pedagogët janë në protestë para parlamentit pikërisht për këtë arsye pasi shpresojnë se sot do të mendohet edhe për ta.
“Ne do të bëjmë punën tonë po se çdo të bëhet aty brenda e dinë ata. Sot qeveria ka afatin e fundit për të plotësuar pikat e peticionit. Pedagogët që morën pjesë në protestë po zevendësojnë orët. Protestat do i vazhdojmë se kemi 70% të kërkesave pa plotësuara”- shprehet një prej pedagoëve.
“Sot e dimë që miratohet buxheti dhe kjo shpresojmë të sensibilizojë politikën dhe kërkesat kanë lidhje me biuxhetin e shtetit. Duke parë rrjedhën sesi ka shkuar pak shpresa kemi por ne do të bëjmë tonën deri në fund. Secili pdagog do gjejë kohën e vetë për të zevendësuar orët që munguan pasi ishin në protestë”- tha një tjetër.
Shkruani një koment