Policia ende nuk ka një pistë të qartë për shpërthimin me lëndë plasëse që ndodhi në një banesë private në lagjen ‘18 tetori’ në Lushnjë. Kryefamiljari Altin Lamçe dhe të afërm të tij mohuan para hetuesve që të kenë konflikte. Disa orë pas shpërthimit Lamçe është kthyer në vendin e punës në tregun e fruta-perimeve ndërsa në banesë ka nisur riparimi i dëmeve të shkaktuara.
Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedent penal ndërsa banesa ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të kunatit të tij i cili ndodhet në emigrim. Ekspertët po punojnë edhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse nëse ka qenë tritol apo granatë.