Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme menaxherin e pikës së karburantit ‘Veliaj Petrol’, Miklovan Sollaku. Menaxheri akuzohet se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse.
Shpërthimi që ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Bardhyl” ndodhi teksa autoboti po furnizonte depozitën pranë karburantit. Pas ngjarjes së rëndë Policia dhe Prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e plota që shkaktuan shpërthimin.
Menjëherë pas shpërthimit, shoferi në deklaratën e dhënë në polici është shprehur se kishte tentuar të largonte automjetin nga karburanti dhe nga nxitimi një nga gomat ra në shkallët e një dyqani.