Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Shpërthimi ndodhi në banesën e Arben Turkut, i cili jeton në Angli.
Ngjarja nuk ka lënë persona të lënduar, ndërsa mësohet se edhe dy herë të tjera i është vendosur tritol.
Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Në shtëpinë në fjalë jetonte kunati i Turkut me familjen, Altin Lamçe.
Hera e parë që shtëpia e Turkut ra pre e tritolit ishte më 1 Nëntor të vitit 2022. E dyta ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 31 Dhjetor të 2023-t.
Lamçe mësohet se nuk jeton më në këtë shtëpi që pas sulmit të 31 Dhjetorit dhe shtëpia aktualisht është e pabanuar.
Sulmi tjetër ndodhi më 26 Korrik, po të këtij viti.