Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Lokali është në pronësi të 40-vjeçarit Armand Xhaferraj.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.