Detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse pranë një biznesi në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë. Nga informacionet e para mësohet se lënda plasëse është hedhur nga makina dhe më pas autorët janë larguar.
Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e një lokali. Pronari ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide konkrete se kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurrenca ose ndonjë klient i pakënaqur. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.