Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë ku 84-vjeçarja Alie Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. E moshuara jetonte në banesë së bashku me bashkëshortin e saj Mustafa Kosova, 86 vjeç.
Ky i fundit, si pasojë e shpërthimit ka marrë plagë dhe po merr ndihmë mjekësore të nevojshme në spitalin rajonal të Beratit.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës ku jetonin të moshuarit është shembur. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.