Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 34-vjeçaren Denisa Bushka. Kjo e fundit shpërndante kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. 34-vjeçarja, pasi siguronte kokainën, e përgatiste atë në doza 10-50 gramë dhe e shpërndante kryesisht në zonën e ‘Komunës së Parisit’.
Lënda narkotike iu gjet gjatë kontrollit fizik që ushtruan uniformat blu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.