Personi që shihni në foto është, Edin Nevzatinjë prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’,që publikon në rrjetin social Telegram, foto/video intime e denigruese të vajzave e grave shqiptare.
Nevzati është arrestuar një ditë më parë nga policia në Prishtinë pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për mediat se përmes këtij grupi është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave/grave, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.
Vetë i arrestuari, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Freekiller” dyshohet se ka publikuar rreth 400 foto e video intime në grupin me mbi 100 mijë anëtarë.