SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Lefter Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera sa i përket ndërtimit të ujësjellësit të qytetit. Sipas dosjes, ai ja dha tenderin të afërmit e tij me vlerë 3 milionë euro.
Por nëse miratohet kjo masë nga Gjykata, do të aplikohet gjykimi i shkurtuar që e dënon me 2 vite e 4 muaj burg dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite, si edhe i ndalohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike. SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje.
Ndërkohë që për dy prej të pandehurve dosja është ndarë pasi nuk kanë pranuar procedurë me gjykim te shkurtuar.