Shoqata e Ndërtuesve i është përgjigjur kryeministrit Rama për ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese.
Ata bëjnë me dije se vendimi i ankimimit është marrë pa ndjekur procedurën e rregullt.
“Kemi kërkuar tërheqjen e këtij ankimimi dhe rifutjen e kësaj çështje në procedurën e rregullt të diskutimit dhe të vendimmarrjes sonë”, thonë ndërtuesit.
Shoqata theksoi se kanë kërkuar vazhdimisht nga institucionet respektimin e të drejtave dhe lirive të biznesit, por jo tolerimin e abuzimeve dhe paligjshmërive.
Ata u shprehën se as kanë qenë e as do të jenë palë me qeverinë apo me ata që shkelin ligjet, por gjithmonë një aleat besnik i biznesit të rregullt dhe partner social me shtetin.