Një automjet ka përplasur një karrocë me fëmijë në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Haxhia” në qytetin e Elbasanit.
Për fat të mirë fëmija 1 vjeç, që shoqërohej nga nëna në momentin e aksidentit, ka marrë plagë të lehta nga përplasja. Uniformat blu bëjnë me dije se pasi fëmija mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.
Ndërkohë policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shoferen e makinës, 27-vjeçaren me iniciale L.Z.