Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkrijë tre ministri në një, ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Kulturës në ministrinë te Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në krye të saj është emëruar Blendi Gonxhe dhe është larguar Elva Margariti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me një postim në Facebook.
“Kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”, shkruan Rama.