Policia e Shkodrës ka raportuar mëngjesin e sotëm se në orët e para të ditës së hënë, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65 vjeç. Në njoftimin e policisë sqarohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në lagjen ‘Fermentimi’. Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.